in

Jep dorëheqjen Boris Johnson, çfarë pritet më pas?

Britania e Madhe- Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Lajmi u njoftua nga transmetuesi britanik BBC, pas dorëheqjes së ministrave të rinj dhe më shumë se 50 zyrtarëve të tjerë.

Ndërkaq, nga zyra e Johnsonit thanë se “kryeministri do t’i drejtohet kombit me një deklaratë” gjatë ditës së sotme.

Tetë ministra, përfshirë edhe dy sekretarë të shtetit, kanë dhënë dorëheqje më 7 korrik, duke e lënë të izoluar dhe pa fuqi politike Johnsonin dhe duke e shtyrë atë që të njoftojë për dorëheqje më vonë gjatë ditës, raportojnë mediat.

“Boris Johnson do të japë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore”, tha redaktori i politikës në BBC, Chris Mason, duke shtuar se ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit deri në vjeshtë.

Në mesin e zyrtarëve që kanë dhënë dorëheqje janë edhe kancelari Nadhim Zahawi, i cili u emërua dy ditë më parë. Ai tha se situata “nuk është e qëndrueshme dhe vetëm do të përkeqësohet”.

Zahawi ishte emëruar pasi Rishi Sunak u dorëhoq dhe tha se nuk mund ta mbështeste më Johnsonin për shkak të një serie të skandaleve etike.

Po ashtu, sekretari për Irlandën, Brandon Lewis është në mesin e politikanëve që janë dorëhequr.

Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit Chris Picher, ligjvënës konservator dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive, citon REL.

Javën e kaluar, Pincher dha dorëheqje pasi dolën ankesa se ai kishte ngacmuar dy burra në një klub privat. Kjo nxiti një seri raportimesh për pretendime në të kaluarën ndaj Pincherit. Menjëherë pas zbulimit të këtij skandali nisën edhe dorëheqjet e para nga kabineti i Johnsonit.

Nëse Johnson refuzon të japë dorëheqje, Partia Konservatore mund të iniciojë një mocion mosbesimi për ta shkarkuar.

Johnson i mbijetoi një mocioni të tillë mosbesimi më 6 qershor, edhe pse 41 për qind e ligjvënësve votuan që ai të largohej nga detyra. Sipas ligjeve partiake, duhet të kalojë një vit para se zyrtarët partiakë të mund të iniciojnë një mocion të ri mosbesimi.

Por, një grup i ligjvënësve konservatorë, që njihen si Komiteti 1922 ka fuqinë që të rishkruajë rregullat dhe mund të lejojë që të mbahet një mocion mosbesimi në një periudhë më të shkurtër kohore. Komiteti mundet që më së afërmi të hënën të vendosë për këtë çështje.

Johnson erdhi në pushtet më 2019, pasi shënoi fitoren më të madhe që kishte përjetuar Partia Konservatore.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Midis qytetit: mbron me ar.më statujën e Skënderbeut nga hul*ganët maqedonas. VIDEO E PLOT

Vajza e Niko Peleshit reklamon çantën e shtrenjtë Louis Vuitton. Ja çfarë nxjerr nga brenda saj?