in

“Kemi rrezik për…”, mjekja e njohur jep lajmin e keq, zbulon çfarë na pret në vjeshtë

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg tha p se edhe në Gjermani ka një rritje të infektimeve me Covid 19 ashtu sikurse po ndodh dhe në vendet e tjera evropiane.

“Edhe në Gjermani si në vendet e tjera ka rritje të incidencës ditore të BA.5 flasim për një rritje me 600 raste të reja.

Edhe Gjermania ka dhënë shenjat e para të alarmit, ashtu sikurse OBSH ka paralajmëruar për një valë verore”.
Dollenberg përsëriti dhe një herë tjetër që vaksina është arma më e fortë që lufton Covid 19, ashtu sikurse tha se duhet pasur kujdes me maskën dhe higjienën si një formë parandalimi të infeksionit.

“Është e vërtetë që vaksina është arma më e fortë, vijon të jetë masa më e fortë. Sensibilizimi i popullatës është mëse i domosdoshëm, vlen të theksohet sjellja e qytetarëve si mbajtja e maskës, gjë që nuk është respektuar. Kjo mund të jetë një nga mangësitë kryesore për parandalimin e një valë të re”.

Mjekja tha se kjo valë që ka nisur të përfshijë Evropën pritej të ndodhte në vjeshtë për shkak të disa kushteve dhe përsëriti edhe një herë për rifreskimin e vaksinave me variantin e update-uar.

“Ajo që pritet të ndodhte në vjeshtë po ndodh në mesin e verës. Pretendonim që në vjeshtë do kishte një ulje të imuniteti. Vera po tregon që kemi rrezik për një valë të re.

Po flasim për një vaksinim që ka qenë efektiv për variantet e tjera. Gjermania ka porositur dozat. Duhet vaksinim i updatuar.
Përsa i përket hepatit akut, Dollenberg tha se supozohet të jetë një hepatit tranzitor dhe shtoi se është një sëmundje shoqëruese e Covid 19.

Hepatit akut u pa të shfaqet në mënyrë të rritje sidomos tek fëmijët. Por kohët e fudit edhe tek të rriturit kemi një incidencë në rritje. Supozohet që të jetë një hepatit tranzistor. Në momentin që kalojmë Covid 19 dhe shenjat e hepatit fillojnë . Hepatiti është sëmundje shoqëruese e Covid. Përsa kohë që jemi të vaksinuar me 2 doza ulen mundësia për komplikacione.

Ku jepet për këshillat për një dozë të katër, parandalohet ecuritë e këqija të Covid, qoftë tek çrregullimet psiqike.

Hepatiti akut, ose zbehja është sëmundje e mëlçisë që kur nuk trajtohet në kohë shfaqet me një zbehje të lëkurës. Që kur e sheh akoma pa analiza e dallon.

Momentalisht në Gjermani është rritur dhe nevoja për të bërë një rifreskim të vaksinës kundër hepatit A dhe B”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Do zhvarros kufomat dhe do vendos emrin tuaj…”/ Zbardhet dëshmia e gruas që do rezervonte vendin për veten dhe bashkëshortin

Ngjarje horror/ Shqiptari ndjek këmba këmbës ish-partneren, e godet me th*kë mes qindra kalimtarëve