in

Krimi që tronditi Divjakën/ Si e mbyti djali i dehur babain e moshuar. E shkuara e errët e 58-vjeçarit (E plotë)

Fshati Remas i Divjakës u trondit dje nga një krim makabër, ku një 58-vjeçar mbyti babain e tij të moshuar. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, ndërkohë që i moshuari i gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa i biri tentoi të arratisej. Pavarësisht tentativave, Andrea Stasa u arrestua pak çaste më vonë nga policia, në gjendje të dehur.

Gjithçka duket se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku babë e bir nisën të debatonin verbalisht. Pasi i biri problematik ka goditur disa herë me grushte të atin, e ka mbytur atë, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima, Mitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij, të cilët thuhet se janë të sëmurë mendor, dhe me kartelë. Po kush është autori? BalkanWeb mëson se 58-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm penal.

Mësohet se autori ishte dënuar me 12 vite heqje lirie në Itali, për vepra që lidhen me trafikun, ndërkohë që para 1 viti ai u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Tashmë 58-vjeçari ndodhet pas hekurave, ndërkohë që pritet të zbardhet dëshmia e tij.

Informacion paraprak

Sot (dje) më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Autoritetet japin alarmin/ Moti me temperatura ekstreme dhe erëra të forta, e enjtja mbart rrezikshmëri të lartë për

Panik në spital, persona të panjohur shpërthejnë bankomatin(Detaje)