



Armando Lamaj, 46-vjeçari i cili mbeti i vr*rë në Greqi dy ditë më parë, është një person i njohur për drejtësinë në shtetin fqinj.
Mësohet se Lamaj është arrestuar 6 herë që prej vitit 2012 për vepra të ndryshme penale.




Në 2012-ën, 46-vjeçari u prangos për pastrim parash. Në vitin 2015, ai është proceduar penalisht për tentativë vjedhje.
Vetëm një vit më vonë, Lamaj u arrestuar pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi kri*inal për vjedhje. Në 2019-ën, ai prangos për disa vjedhje, ndërsa një vit më vonë, më 31 maj 2020 ai u kap me një pistoletë tip TT.




Ndërkohë në vitet 2021-2022, ai është prangosur për trafik kokaine. Në 2022-shin, Lamaj u arrestua sëbashku me Andon Tefin, i cili gjithashtu mbeti i vr*rë mbrëmjen e djeshme gjatë përplasjes me armë zjarri në Greqi.
Ajo që vihet re, është se 46-vjeçari është arrestuar disa herë brenda një harku kohor shumë të shkurtër, çka bën të kuptosh se ka dalë nga burgu, ose nuk është dënuar, një informacion që ende mbetet i pakonfirmuar.




Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë mbrëmjen e djeshme, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri. Dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të dr/*gës.
Të vdekur mbetën tre shqiptarët Andon Tefi 48 vjeç, Armando Lamaj 46 vjeç dhe një 23 vjeçar.