in

Ky është Drejtori që kërkonte 500 mijë lekë për “dy metra dhe” (EMRI+FOTO)

 

Ditën e sotme është arrestuar nga policia e kryeqytetit, Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë Elidor Ndini, pasi akuzohet se ka abuzuar me tokat e varrezave.

Gjatë përgjimeve ka rezultuar, se Drejtori Ndini, kërkonte 500 mijë lekë shtesë për një vend varri.

Sipas informacioneve Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Gjithashtu mësohet se bashkë me drejtorin janë ndaluar edhe tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende.

Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera.

Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Dafina dhe e dashura e Robertit bëjnë xing me veshjen

Ngrihet alarmi! Sëmundja misterioze që prek fëmijët, shënohet vi*tima e parë… një foshnjë!