in

Lekaj flet nga një pompë në Kroaci, tregon sa po shitet nafta

Deputeti nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se nafta në Kroaci është më lirë se në Kosovë dhe se ky shtet ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

Lekaj ka treguar se është ndalur në një pompë derivatesh në këtë shtet dhe se çmimi i derivateve ishte 13.08 kruna apo 1 euro e 70 centë.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro.

Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Myftiu Tërrnava i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

Ditët e ‘ferrit’! I nxehti afrikan ‘djeg’ Shqipërinë, ja çfarë pritet në pjesën e dytë të ditës