in

Lindi pa krahë dhe prindërit e lanë në mëshirë të fatit, ndodh mrekullia me vogëlushen 2-vjeçare..!!

Sytë e saj blu dhe buzëqeshja engjëllore janë tiparet e para që bien në sy nëse shihni fotografinë e Vasilina Knutsen, e ndërsa do të ulnit shikimin pak më poshtë do të kuptonit se vogëlushja 2-vjeçare është ndryshe,preferojmë ta quajmë fëmijë special, pasi i mungojnë të dyja duart dhe ka të zhvilluara vetëm dy gishta nën krahun e djathtë.

Ndoshta tani edhe mund të ndieni keqardhje për fatin e saj të mjerë, por bukuroshja që tashmë mund të hajë më këmbë, është shumë fatlume, më shumë nga ç’mund ta merrni me mend.

Ajo ka lindur në marsin e vitit 2015 në Sverdlovsk, kryeqytet i rajonit Sverdlovksij në Ukrainë.

Prindërit e saj biologjikë, të cilët ndryshe nga ç’mund ta imagjinoni gëzojnë një pozitë shumë të mirë ekonomike, vendosën ta braktisnin fill pas lindjes, pasi nuk dëshironin të kujdeseshin për një fëmijë më probleme.

Këtu do të fillonte edhe saga e vuajtjeve për vogëlushen, e cila më pas do të transferohej në një jetimore, e cila ofronte programe adoptimi, ndonëse asnjë familje nuk do të interesohej për të..

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ramush Haradinaj takohet me Loredanën dhe Noizyn: Me miq të veçantë

Mbajini burrat në shtëpi! Live në TikTok, vajzat në Tiranë i ftojnë hapur për masazh