in

Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe vendos rekord kombëtar

Luiza Gega shkëlqen në Lojërat Mesdhetare. Atletja fiton medalje ari dhe vendos rekord kombëtar

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Porto Romano/ Reuters: NATO në bisedime për ndërtimin e bazës detare në Shqipëri

E pazakontë! Maturë me ‘sheikë’ në Peqin!