Connect with us

Positivity Minds

Ma*akra me 3 v*ktima në Athinë, zbardhet dinamika, ja si nisi sherri mes trafikantëve shqiptarë

Latest

Ma*akra me 3 v*ktima në Athinë, zbardhet dinamika, ja si nisi sherri mes trafikantëve shqiptarë

Dy shqiptarët e vrarë mbrëmjen e së shtunës në Athinë, Armando Lamaj dhe Andon Tefi rezultojnë shpërndarës kokaine në Athinë.

Shqiptarët kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të fundit, ku më pas të dy u lanë të lirë. Në 1 qershor ata ishin paraqitur të dy në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar.

Bashkë me një të tretë, ata u akuzuan se shisnin kokainë në Athinë për 60 euro/grami. Madje, arrestimi i tyre u krye gjatë një rasti shit-blerje. Gjatë kontrollit të policisë atëherë në servisin e makinave, ku punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur. Gjatë kontrollit personal iu gjetën 6000 euro, ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik.

Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata janë takuar, duke lënë takim në mbrëmje. Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit.

Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar.

Pas arrestimit nga policia, në çantën e 43-vjecares u gjet një pistoletë “Zastava”. Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris”, ngjyrë e zezë, dhe drejtohet për Agious Anargirous.

Aty hyn në një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.