Makina përplas biçikletën, ndërron jetë i mituri

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë i mituri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas. Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

I mituri është transportuar në spital por fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin automjetit që akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”-njofton policia.

CATEGORIES
Share This