in

Makina që ecin me shpejtësi dhe bëjnë parakalime të gabuara, policia “mbyt” me gjoba shoferët e pabindur. Vetëm sot janë arrestuar… (Video)

Policia Rrugore vazhdon kontrollet në të gjithë vendin duke përdorur makina inteligjente të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarë, kamera, aparate fotografike, dronë dhe mjete të palogura.

Qëllimi është për të parandaluar aksidentet dhe garantuar sigurinë në rrugë jo vetëm në fundjave por edhe gjatë ditëve të javës.

Policia thotë se vetëm gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në:

parakalime të gabuara;

qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

drejtim i mjetit, në gjendje të dehur;

përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe

mosvendosje e rripit të sigurimit.

“Janë skanuar 221 shpejtësi mbi normat e lejuara. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj”, thotë policia.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh;

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë.

Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Zbulohet vizita misterioze e Putinit në selinë e Kremlinit, publikohen pamjet kur në orët e vona Presidenti i Rusisë…

Top Channel “ngre akuza” të rënda ndaj Olsi Bylykut: Na ke marrë…