in

Mali i Zi e Shqipëria do kenë një pikë të re kufitare. Miratohet dokumenti

Mali i Zi- Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të ketë një pikë të re kufitare.

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lajmin se po negocion me Shqipërinë për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve. Konkretisht ka miratuar një dokument, sipas të cilës nisin negociatat me Shqipërinë për një pikë kufitare që planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri).

Mediat në Malin e Zi shkruajnë se arsyeja e propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve. Gjithashtu, kjo pikë kufitare pritet të lehtësojë trafikun.

Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore, ato do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.

“Pika kufitare do të ndërtohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, në vendin e quajtur Pulaj. Vendndodhja dhe parametrat teknikë të saj do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese. Pika fillon funksionimin pas ndërtimit të urës ndërshtetërore, lidhjes së rrugës rrugore Ulqin-Sveti Nikolla-Pulaj-Velipojë, ndërtimit të pikës së përbashkët kufitare dhe plotësimit të kushteve për funksionimin normal të shërbimeve kufitare të vendet nënshkruese,”- shkruhet në artikullin e mediave malazeze.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘E kishte paditur në gjyq Edi Rama’. Ish-ministri rrëfen bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn

Alina shtatzënë? Mirror: Putin do bëhet baba. Pritet të vijë në jetë një fëmijë në kohë lufte