in

“Mamaja s’ka patur bukë me ngrënë”, Abc interviston djalin e “boses” që i doli emri tek inceneratorët

Abc ka bërë një tjetër intervistë me një tjetër familje e cila është përmendur në denoncimet e bëra nga LSI, si pjesë e skemës së inceneratorëve.

Gazetari Simon Shkreli, ka intervistuar djalin e familjes Serrmi, Marketin Serrmin, pasi emri i nënës së tij. Gjyste Serrmi, ka dalë në skemën e inceneratorëve, ku rezulton se asaj gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, i janë shitur dy kompanitë “Elvis 03” dhe “Frangaj Internacional”.

Djali i Gjyste Serrmit, e cila disa muaj pasi i ishin shiture kompanitë ka ndërruar jetë, tha për Abc se nënë e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat be saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.

Pjesë nga intervista:

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”

Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë krye sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve. /abcnews.al/

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Rama mbron sërish Serbinë”, mediat në Beograd jehonë deklaratës së kryeministrit

Njihuni me balerinën ukrainase që iu bashkua ushtrisë për të mbrojtur vendin