in

Manastirliu: Rritet me 6 % paga e mjekëve dhe infermierëve

Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur me 6%. Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%.

Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim.

Efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është rreth 10 mln dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Frikë’ nga protesta? Bordi i Çetit “lodhet” me uljen e naftës

U tentua të rr*mbehej djali i të ‘fortit’ të Peqinit, reagon policia e Elbasanit: Nuk ka…