in

Martin Çeço u v*a për dr*gë? Banorët e fshatit: Zbuloi parcelë kana*isi, nuk ka lidhje vajza…

Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i vdekur në muajin Qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, mund të jetë vr*rë për çështje dr*ge. Banorët e fshatit, gjatë intervistave që kanë dhënë për emisionin Uniko, kanë thënë se nuk e besojnë që Martini të jetë vr*rë pas sherrit për një vajzë.

Njëri prej banorët thotë për Uniko se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kana*isi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së dr*gës, të cilët më pas e v*anë.

“Ai shkonte bënte dru, ata të dr*gës e vr*në. Të femrës janë të tëra llafe ato. Hynë mushkat, e zbuluan pa dashje. S’donin ta zbulonin, ishte shumë grup i madh, 90 veta. Drutë e morën në qafë atë, asgjë tjetër”, thotë njëri nga banorët e fshatit.

Spartak Koka: Sa kohë para e konstatoi?

Banori i fshatit: Kishte gati 1 muaj.

Spartak Koka: Po ata e kërcënonin?

Banori i fshatit: E kërcënonin, do të vra*im… Mos eja më këtej, zhduku fare i kishin thënë. Zhdukur nga Shqipëria. Të zhduket që mos të ishte më këtu.

Spartak Koka: Po kaq të fuqishëm janë për të kërcënuar e vr*rë njerëz?

Banori i fshatit: Të fuqishëm, të pushtetshëm.

Spartak Koka: Po pse u tha për një lidhje dashurie?

Banori i fshatit: Për të humbur gjurmët.

Spartak Koka: E lidhte ndonjë gjë me kultivimin Martinin?

Banori i fshatit: Jo, asgjë nuk e lidhte vetëm që i ra ballë përballë, asgjë tjetër.

Spartak Koka: Martini donte t’i denonconte në polici?

Banori i fshatit: Donte njëherë ai po pastaj u prapësua. Kishte frikë. E kërcënuan ata.

Spartak Koka: Ka vajtur në polici Martini?

Banori i fshatit: Jo. Kishte frikë. Vajti deri në Maliq dhe u kthye prapë.

Deri tani policia ka deklaruar se Martin Çeço u v*a pas sherrit për një vajzë dhe ka arrestuar 3 persona si të dyshuar, të cilët akuzohen se e mbytën 26-vjeçarin dhe trupin ia hodhën në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Sa për variantin e dro*ës siç deklarojnë banorët e Kolanecit, policia nuk ka hetuar në këtë pistë, ose të paktën nuk ka deklaruar asgjë zyrtarisht./Klan

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Skandali me ‘Bacën’ Behgjet, deputetja shqiptare: T’i hiqet e drejta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

I riu pla*osi nënën me th*kë, flasin fqinjët: Sapo kish ardhur nga Gjermania…