in

Mbipopullohen plazhet e Durrësit, por “pùshtohen” nga një armik

Plazhet e Durrësit janë mbipopulluar këto ditë të nxehta qershorit. Mirëpo, qëndrimi nën shoqërinë e insekteve të ndryshme është kthyer tashmë një normalitet.

Procesi i dezinsektimit që kryhet zakonisht në muajin maj, nuk ka nisur ende për këtë sezon veror, e një situatë e tillë ka shqetësuar pushuesit jo vetëm për rehatinë, por edhe për shëndetin e tyre.

Përveç vijës bregdetare, dezinsektimi nuk ështe kryer as në zonat urbane. Bashkia e Durrësit kanë pohuar se ka përfunduar vetëm dezinfektimi i plazheve, por për dezinsektimin kërkohen mjete që ata nuk i disponojnë.

Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej 79 milionë lekësh që ky proces të kryhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit./tvklan

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Kryeministri Kurti pyetet: A e do Zajednicen apo shkëmbimin e territoreve? Albini e zgjodhi…

Kujdes! Nëse e shihni në shtëpinë tuaj këtë insekt nuk duhet ta vrisni, ja asyeja pse