in

‘Më tha se i pëlqente vajza te byrektorja, takoi babain e saj’. Vr*sja e Martin Çeços, flet shoku i ngushtë

MALIQ- Shoku i 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit, ku shkak i këtij kr*mi të rëndë ishte një vajzë, që kishte krijuar lidhje paralele me v*ktimën dhe njërin prej autorëve, ka treguar detaje nga historia e vi*timës. Emisioni “Uniko” sjell dëshminë e Rezart Dokollit, i cili ishte në dijeni të ndjenjave të Martinit për vajzën.

Ai zbulon për herë të parë detaje të reja mbi ndjenjat e të riut, madje tregon edhe momentin kur të dy bashkë kanë qenë në fshatin e vajzës, Goskovë të Korçës, ku kanë takuar babanë e saj.

“Martin Çoçajn e kam njohur nga fshati, në rrethana të mira. Nuk rrinim shumë bashkë, se ai nuk para dilte. Edhe në Korçë, u takuam me Martinin, pimë një kafe, por ka që në janar. Aty ishte një vajzë, që ishte nga Goskova. Ajo ishte te byrektorja, aty janë dy, tek e para në fillim ishte. Aty unë piva një kafe me Martinin dhe ai më tha “Rezart, kjo vajza më pëlqen”. Po mirë, i thashë, ja ku e ke. U ngritëm dhe ikëm pastaj, ai në punën e tij, unë në punën time. Vij në shtëpi, pas një javë më merr Martini në telefon dhe më tha “Rezart të shkojmë njëherë në Goskovë, se më pëlqen kjo vajza”, sepse unë kam mamanë nga Goskova. Unë i thashë të shkonte me babanë e tij. Edhe Martini, edhe babai i tij, më kërkonin që të shkoja dhe unë. Unë nuk e njoh atë çupën, as familjen e saj. Kjo çupa punonte aty, rrinte tek akulloret. Unë e njoh si fytyrë. Unë nuk doja të shkoja me Marinin, por më lutën dhe vajta se më erdhi keq.

Vajtëm në Korçë, u takuam me njëri-tjetrin, hipëm me një taksi të çastit dhe kemi vajtur në Goskovë, kemi pyetur njerëz rastësisht aty. Shtëpinë e kishte lart në Goskovë. Ja morëm emrin babait të saj, se pyetën ca njerëz. Ishin ca njerëz aty dhe i pyetëm për babanë e vajzës dhe ai më tha “e njeh filanin ti”, “jo”, i thashë. “Ja ku e ke”, më tha. E morëm mënjanë babanë e çupës dhe i thamë që Martini e pëlqen çupën. Ai na tha “rrofshi, por unë çupën nuk e kam për t’u martuar, do ta dërgoj në shkollë”. U mbyll muhabeti, ikëm ne, vajtëm në Korçë. Martini e fiku mendjen, që në atë moment hoqi dorë. Pastaj në Korçë u ndamë, ika unë, se ika në Greqi pastaj. Që atëherë nuk e kam takuar më, në janar-shkurt, kur ika në Greqi. Më 12 kur ka ndodhur ngjarja nuk dija gjë fare, unë isha në Greqi”, rrëfeu shoku i ngushtë i Martinit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja”/ Vajza e Bujar Nishanit publikon foton e shumë viteve më parë dhe i prek të gjithë me dedikimin e saj

Ndeshja e fundit/ Po luante në kalçeto me shokët në Sarandë, detajet si humbi jetën nipi i deputetit