Connect with us

Positivity Minds

Meteorologët parashikojnë stuhi të fuqishme dhe breshër, ja çfarë do mund tе ndodhë në orët në vijim

Latest

Meteorologët parashikojnë stuhi të fuqishme dhe breshër, ja çfarë do mund tе ndodhë në orët në vijim

 

‘Estofex’ është një matës virtual i meteorologëve (dhe studentëve të meteorologjisë) evropian. Ata bëjnë gati çdo ditë matjen e rrezikshmërisë për stuhitë për tërë Evropen duke zbuluar zonat e rrezikshmërisë në hartë me numrat 1. 2 dhe 3.

Numri 3 ka rrezikshmëri esktreme për breshër masiv dhe tornado destruktive. Edhe niveli 2 i rrezikshmërisë nënkupton stuhi dhe breshër të madh në zona të caktuara. Rrallëherë gjatë vitit ndodh që niveli i rrezikshmërisë të jetë 3 për ndonjë territor në Evropë dhe po ashtu shumë rrallë ndodh që Kosova të markohet me numrin 2 ose nivelin 2 të probabilitetit për stuhi dhe breshër.

Për ditën e sotme Estofex ka bërë një parashikim interesant ku vetëm territori i Kosoves dhe një pjesë e mirë e Frances, Zvicres dhe jugperëndimit të skajshëm të Gjermanisë janë markuar me numrin 2., pra, rrezikshmëri për stuhi potencialisht të fuqishme dhe breshër masiv.

Pra, parametrat për stuhi lokalisht të fuqishme ose breshër në Kosovë gjatë 24 orëve të ardhme mbesin mjaft të larta dhe këtë e konfirmon edhe Estofex.

Kjo nuk do të thotë se stuhi masive do të ndodhin 100%, por në këto raste kujdesi kurr nuk është i tepërt, prandaj apelohet për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.