in

Ministrja Burri im ka qenë emigrant, sot po bën hotel me 5 yje në jug! Ai S’ka shkelur ligjin!

 

Olta Xhaçka ka dalë së fundmi në foltoren e parlamentit dhe ka folur për burrin e saj biznesmen, i cili po gllabëron bregdetin e jugut.

Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj, ka qenë emigrant në Itali dhe tani po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.

Xhaçka tha:

U bë shumë kohë, që një deputet këtu ka ngritur një çështje për familjen time. Kolegut do i jap një përgjigje shumë të shkurtër. Vij këtu pa asnjë kompleks.

Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri im. Këtë e dinë të gjithë. Është turp të jesh në këtë parlament dhe të mos kuptosh ligjet. Që unë nuk jam në konflikt interesi këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë ligji.

Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes vetë, jo se pse u bëra unë ministre. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që sot flet. Sot po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Meteorologët parashikojnë stuhi të fuqishme dhe breshër, ja çfarë do mund tе ndodhë në orët në vijim

Florjan Binaj tregon çfarë po ndodh në Tiranë, bën parashikimin e frikshëm