in

‘Miss Bum Bum’ i nxjerr ‘të palarat’ Pique: Flirtonte me të pasmet e mia, Shakira nuk e meritonte atë sjellje

 

Tashmë që ka rënë “perdja” dhe protagonistët e drejtpërdrejtë kanë konfirmuar zyrtarisht se po ndahen, rezulton se lidhja e gjatë mes Gerard Piqué dhe Shakira, 12 vite së bashku, me dy fëmijë, nuk ishte e gjitha ajo përrallë që dëshironin dhe i kishte vendosur në qendër të vëmendjes.

Lajmi për tradhtinë e tij me një studente 20- vjeçare shpërtheu fillimisht në Spanjë, më pas në të gjithë Amerikën e Jugut, ku këngëtarja kolumbiane është një gjysmë zot. Futbollisti i Barcelonës kthehet të jetojë në shtëpinë e beqarisë, duke iu dhënë netëve të mira “jashtë kontrollit”, sillet si beqar, gdhihet në lokalet e qytetit katalanas.

Ajo shkatërrohet nga pikëllimi kur zbuloi se ka një tradhtar pranë saj, deri në atë pikë sa i kushtoi fshehurazi një këngë të tërë, të fundit të saj, “Te felicito”, në të cilën e quan Pique “fals” dhe thotë se “ka vënë duart e saj në zjarr për të, por ai e trajton si një dëshirë tjetër”.

Nuk ishte një këngë e thjeshtë, por goditje publike për tradhtinë e Pique. Tani do të duhet të lënë mënjanë helmet dhe akuzat, të mendojmë për të vetmen temë në tavolinë lidhur me ndarjen. Futbollisti 35-vjeçar i Barcelonës dhe këngëtarja 45-vjeçare nga Barranquilla nuk janë martuar kurrë.

Pra, nuk do të ketë mosmarrëveshje lidhur me paratë, edhe për faktin se ata kanë pasuri të jashtëzakonshme. Pika e mosmarrëveshjes, përkundrazi mund të lidhet me dy fëmijët, Sasha dhe Milan. Jo rastësisht në deklaratën me të cilën ata njoftuan ndarjen, flitet shprehimisht për dy fëmijët: “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respektimin e privatësisë”.

Suzy Cortez in copertina su playboy

Por ja ku del nga hija një person që mezi priste të fliste, për të treguar se mbrojtësi katalanas ishte i veshur pas një imazhi që fshihte diçka krejt ndryshe. Sapo mori vesh lajmin, Suzy Cortez kontaktoi ‘El Diario’, një nga gazetat më të njohura në gjuhën spanjolle në Amerikën e Veriut, për të zbuluar flirtin me Piqué, ndërsa ai ishte me Shakira:

“Kjo nuk vlen asgjë. Ai ishte futbollisti që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më dërguan kurrë asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të shkëlqyer dhe kanë shumë respekt për gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte një burrë si Pique”.

32-vjeçarja Cortez është një personazh i famshëm i botës latine, disa herë në kopertinën e Playboy, në të kaluarën e zgjedhur “Miss Bum Bum” në Brazil, titull që i jepet të pasmeve më shpërthyese. Kontakti mes modeles dhe futbollistit do të kishte ndodhur përmes ish-presidentit të klubit blaugrana, Sandro Rosell:

“Kam qenë shok me Rosell. Kur e mori vesh Pique, i kërkoi ish-presidentit të Barcelonës numrin tim dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, ai më dërgoi një mesazh direkt në Instagramin tim, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë. Gjithmonë pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime, thoshte se ishte xheloz për komplimentet e mia për Messin”.

Vajza, e cila pretendon se ka marrë mesazhe të tilla nga Pique në periudhën 2016-2018, ka vendosur të thyejë heshtjen vetëm tani, sepse beson se Shakira nuk meriton asgjë nga kjo që po ndodh tani: “Nuk e kam thënë kurrë për respekt të Shakira, por tani do t’ju tregoj gjithçka që ndodhi”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Valës së nxehtësisë po i vjen fundi, moti bën kthesën drastike, ja çfarë iu pret në 10 ditët e ardhshme

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve. Sa do shiten nafta, benzina dhe gazi?