in

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret pas datës 6 korrik

Edhe sot po vazhdon mot mjaft i nxehtë veror. Përderisa paradite patëm mot të kthjellët dhe pa reshje, pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër kalimtar.

Për shkak të temperaturave të larta vende-vende mund të ketë konveksione të fuqishme dhe si pasojë mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.

Rrebeshet lokale shiu sot priten në shumë vise të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut pastaj në lindje, juglindje, verilindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe Greqisë. Rrebeshe dhe stuhi intensive priten në veri të Greqisë.

Disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë përsëri mund të goditen nga breshri dhe erëra të fuqishme në kohen e rrebeshit ose shtërngatë kalimtare.

Mot i ngjashëm pritet edhe ditët e ardhshme. Do të vazhdojnë temperaturat e larta dhe shtrëngatat e pasditeve. Freskim substancial të motit pritet të kemi nga 6 Korriku.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘E ke takuar burrin…”/ Gazetari thumbon keq ministren e Ramës, ‘shpërthen’ kryeministri dhe merr vendimin drastik (VIDEO)

Tronditet Greqia! Babai tenton të mb*së fëmijën në mes të rrugës