Connect with us

Positivity Minds

Ndahet parakohe nga jeta zv/dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Shkodër

Latest

Ndahet parakohe nga jeta zv/dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Shkodër

 

Është ndarë nga jeta zëvendës dekania e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Shkodrës, Nevila Dibra.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga rektorati i Universitetit të Shkodrës, ku shprehet dhimbja për këtë humbje të parakohshme nga jeta, të pedagoges, me kontribut të veçantë në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit.

Njoftimi i rektoratit të Shkodrës:

Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges, mikes sonë të dashur, prof.as.dr. Nevila Dibra, zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993. Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme si përgjegjëse e departamentit të Gjeografisë në vitet 2012 – 2020, anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për shumë vite, dhe është dalluar për kontributin e lartë dhe energjinë e saj pozitive për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Universitetin e Shkodrës. Studentët do ta kujtojnë prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftë dhe dashamirëse; kolegët si pedagogen e përkushtuar; miqtë si shoqen unike.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj!

Rektori

Prof. Dr. Suzana Golemi

Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet në nderim të prof. as. dr Nevila Dibra do të zhvillohen me datë 28/06/ 2022 në ora 10.30-11.30, pranë hollit të auditorit A3 në Godinën e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.