in

Ndeshja e fundit/ Po luante në kalçeto me shokët në Sarandë, detajet si humbi jetën nipi i deputetit

Ky është 22-vjeçari, i cili ndërroi jetë sot tragjikisht në qytetin e Sarandës. Ai ishte duke luajtur futboll në kalçeto, kur papritur tenda u shemb nga era e fortë dhe e zuri 22-vjeçarin sipër.

Armando Kazma u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë sapo mbërriti pranë bluzave të bardha. 22-vjeçari ishte diplomuar vitin e shkuar teksa mësohet se ishte i angazhuar edhe politikisht. 22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook.

Statusi i Baçit

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Më tha se i pëlqente vajza te byrektorja, takoi babain e saj’. Vr*sja e Martin Çeços, flet shoku i ngushtë

Shoku i ngushë përballet me vajzën që dashuronte Martin Çeço/ Bora zbulon të vërtetën dramatike, i ati: Ma hiq që këtu