in

Ndodh në Tiranë, dh*nohet efektivja e policisë, goditet me

Policia e Tiranës vuri në pranga 6 shtetas dhe procedoi në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale gjate oreve te fundit ne kryeqytet.

Nga efektivet e Komisariatit te Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit R. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. 26-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. Ç., 38 vjeç, S. P., 25 vjeçe dhe B. M., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. T., 22 vjeç. Shtetasi E. K., duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues shtetasin R. T. dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Kjo qeveri s’ka shkaktuar dëme”- Luljeta Bozo: U ka dhënë qytetarëve vila që nuk i kishin ëndërruar! Nuk e dorëzoj mandatin, kam detyrime ndaj…

‘Çmenduri’, i hodhi shumë majonezë në sanduiç, klienti v*et me a*më zjarri punonjësen