in

Ndodh ngjarja e rëndë para koncertit të këngëtarit të njohur, humbin jetën disa persona (VIDEO)

Koncerti më i fundit i ish-yllit të “One Direction”, Harry Styles, do të ishte në Danimarkë, por që u anulua në moment të fundit. Këto koncerte të yllit britanik organizohen në kuadër të turit të tij botëror “Love on Tour”.

Bëhet me dije se arsyeja e anulimit të koncertit ishte një sulm i ndodhur në një qendër tregtare afër, ku u vranë disa persona.

Në një postim në “Snapchat”, Styles shkroi: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë që ishin të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Copenhagen. Jam i shokuar. Me dashuri Harry”.

“Nuk kam bërë krim”/ Salianji del me deklaratën e fortë: Denoncimi ku ishte përfshirë vëllai i Fatmir Xhafës duhet të ishte bërë më parë, por…
Mërkuri futet në Gaforre, astrologia e njohur parashikon çfarë kanë rezervuar yjet për ne në këtë periudhë
Ndodh e papritura në seancën gjyqësore të Salianjit, Klodiana Lala zbardh arsyen

Agjencia e lajmeve PA fillimisht kishte raportuar se shfaqja pritej të vazhdonte pavarësisht të shtënave pasi zbatimi i ligjit në zonë u ka treguar organizatorëve se ata lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Por shfaqja, e cila duhej të fillonte në orën 20:00 me orën lokale (19:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), u vonua dhe më pas u anulua përfundimisht.

Ju kujtojmë që “Love on Tour” ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty. Turneu u riplanifikua dhe filloi në shtator të vitit që lam pas në Las Vegas.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Dafina mbulon pjesën e gjoksit vetëm me peshqir

Bëni kujdes! Shqipëria në kulmin e valës së të nxehtit, këto do jenë ditët me temperaturat më ekstreme këtë javë