in

Në pranga 4 shqiptarë në Greqi, bënin namin me vjedhjet e banesave

Autoritetet greke çmontuan një bandë që ishte kthyer në tmerr të qytetarëve në Selanik, Halkidiki dhe Pieria, teksa hynin natën nëpër shtëpi dhe grabisnin para, bizhuteri dhe makina. Një grup me disa shqiptarë akuzohen se kanë vjedhur automjete, shtëpi, vlera e të cilave arrin deri në 68 mijë euro.

Në kuadër të një hetimi intensiv u arrit të goditej banda kriminale. Bëhet fjalë për meshkuj të huaj të moshës 33, 31, 30 dhe 29 vjeç, ndaj të cilëve rëndon akuza për vjedhje të kryer dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë dhe për shkelje të Ligjit për te huajt.

Autorët të paktën nga data 25 shkurt 2022 nisën aktivitetin kriminal, ndërkohë që me makinën e njërit prej të arrestuarve, një 31-vjeçari lëviznin pas mesnate. Mediat greke raportojnë se ata hynin kryesisht në oborret e qytetarëve greke, ku ishin mjetet e parkuara, por kishte raste që bastisnin edhe shtëpi, ku vidhnin bizhuteri dhe para.

Duke vepruar në zonat e Oreokastros, Thermi dhe Thermaikos të Prefekturës së Selanikut, por edhe në zonat e Halkidikit dhe Pierisë, shqiptarët akuzohen se kanë kryer 24 vjedhje. Tashmë shqiptarët do të përballen me akuzat, duke qëndruar pas hekurave në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Korriku sjell lëvizje të mëdha pune? Parashikimi, shenjat më të favorizuara

“Ore ku po rroni dhe jetoni”- Deputeti i PD: Në fshat ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vjen era hashash! Po hamë djathë me niseshte. Ku janë lopët?