Connect with us

Positivity Minds

Nëna dhe djali humbën jetën në aksidentin në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, barriera ishte jashtë standardeve

Latest

Nëna dhe djali humbën jetën në aksidentin në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, barriera ishte jashtë standardeve

Ditën e djeshme në qytetin e beratit u regjistrua një aksident tragjik me dy viktima, një vajzë 25-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6-vjeç.

Automjet i tipit Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me nënë dhe djalin.

Nëna e identifikuar si Klaudja Xhaferaj ishte shofere në makinë dhe bashkë me djalin po ktheheshin nga spitali pasi fëmija kishte një vigon të vendosur në dorë.

Lidhur me shkakun e ngjarjes, policia ngre dy pista para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë përdorimi i celularit gjatë kohës së ngasjes së makinës.

Ndërkohë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.