in

Nëna padit 2 djemtë: Bashkë me 7 punonjës të Kadastrës më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës

Prokuroria ka pezulluar nga detyra 7 zyrtarë të Kadastrës në Tiranë.

Shkak është bërë denoncimi i një nëne e cila ka paditur dy djemtë e saj Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli për deklarim të rremë me qëllim që të merrnin pronësinë e godinës nga nëna e tyre, shtetasja V.K.

Të pezulluar nga detyra janë zyrtarët Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka.

Sipas dosjes hetimore, gjithçka ka nisur pas një konflikti pronësi brenda familjes Turtulli. 9 personat në fjalë, dyshohet se kanë tjetërsuar një godinën në qendër të Tiranës duke e legalizuar si hotel, në një kohë që ai kishte qenë ndërtim ekzistues.

Hoteli ndodhet te “Myslym Shyri” dhe dy djemtë e të moshuarës, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç.

Duke u bazuar nga deklaratat e tyre të rreme si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, ndërsa 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.8497 viti 2021 për veprën penale të “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 143 dhe 248 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona– Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të saj fillon me deklarimin e djemve të saj, E.T dhe E.T në zyrën e ALUIZNIT se ky objekt, Hotel, është ndërtim pa leje i ndërtuar në vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T.

Dy djemtë e saj, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç.

Në lidhje me tokën, kanë deklaruar se nuk dinë e kujt është, pasi është ndërtuar në truallin e familjes dhe është regjistruar me njohje fakti, sipas ligjeve të asaj periudhe.

Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme, si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K., në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Më datë 27.06.2022, janë miratuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë ndaj shtetasve si më poshtë:

B. B si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar në nenin 248 të K.Penal
Masa e sigurisë “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

A.C si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

D.Ll si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

E.P si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga nenin 248 të K.Penal
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

K.D si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës“ parashikuar në nenin 248 te K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

G.T si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale

E.Sh si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

E.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimit“ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 te K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

E.T, I dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimi‘‘ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Tmerr në kryeqytet, 25 vjeçarja gjendet e vdekur në mes të rrugës!

Pësoi aksident dhe rrezikoi të humbiste krahun, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit