in

Nesër protesta para Kryeministrisë, paralajmërimi i Berishës për Policinë: Mos provokoni

Nesër 7 Korrik, pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediet, Berisha të gjitha llojet e policive në vend të mos provokojnë, protestuesit dhe të mos bëjnë presion.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qendrim, çdo përpjekjeje për të intimduar, dhunuar, penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marr ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Eshtë e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta por me të larta janë emërtuarat e brendshme të njerëzve që protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër është ditë e madhe, ditë frymëzimi. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtettë3 pas kaq vitesh. Rama eshte i ftuar te mendojë dorëheqjen e tij sa më pare”, tha Berisha.

Berisha i bëri sërish thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestë. Berisha tha se asgjë nuk mund ta mposhtë kauzën e protestës.

“Mos të harrojmë se një kauz të drejtë, asgjë nuk mund ta mposhtë protestën. Ftoj çdo qytetar dhe çdo qytetare të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të tentohet të hyhet në kryeministri, Sali Berisha u shpreh se skenarët janë të qarta dhe do të ndjek turmën e protestuesve nëse është e nevojshme.

/abcnews.al/

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VLORË/ Rr*hu kunatën, arrestohet 28-vjeçari nga Burreli

Nuk duhen neglizhuar kurrë, këto shenja tregojnë tumorin e trurit