in

Nga jugu në veri/ Dalin shifrat, ja sa prot estues janë nisur drejt Tiranës

Kanë dalë shifrat e përafërta të qytetarëve që janë nisur nga qytetet e tjera drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës para Kryeministrisë në orën 19:00 të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sa i përket Qarkut të Korçës, mësohet se drejt kryeqytetit janë nisur mbi 1200 protestues, më konkretisht: rreth 300 persona nga Pogradeci, rreth 580 persona nga Korça, mbi 300 nga Maliqi dhe rreth 30 vetë nga Kolonja.

Sa i përket Qarkut të Dibrës, sipas kryetarëve demokratë të degëve në Mat, Bulqizë dhe Peshkopisë, protestës do i bashkohen rreth dy mijë qytetarë. Nisja nga Burreli, Klosi, Bulqiza e Peshkopia është bërë pa orar për shkak se mund të kenë vonesa gjatë rrugës si pasojë e kontrolleve të Policisë.

Gjithashtu bëhet me dije se protestes se Partise Demokratike do t’i bashkangjiten edhe mijëra qytetarë nga Qarku i Kukësit. Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë nisur rreth 2000 anëtare, simpatizantë dhe qytetarë me autobus dhe makina private, ndërsa nga Hasi janë 800 demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës edhe afro 1200 mbështetës,anëtarë qytetarë janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë.

Sa i përket Qarkut të Elbasanit, mësohet se drejt kryeqytetit janë nisur rreth 2300 persona nga Elbasani, 160 nga Gramshi, 130 nga Cërriku dhe 200 persona nga Peqini.Mësohet nga burime pranë degës së PD Elbasan se në dispozicion janë vendosur 20 autobuzë ku pjesa më e madhe do jenë me makina private qe do të udhetojne drejte kryeqytetit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Prot esta e thirur nga Berisha, Yuri Kim: Të zbatohet ligji dhe të jetë paqësore

Melisa publikon këngën e re në ditëlindjen e Andit, teksti vë shumë pikëpyetje