
Ngjarje e rëndë në familje/ Vr*ten me th*kë nëna dhe djali 5-vjeçar, dyshimet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Londrës ku një 5-vjeçar dhe nëna e tij janë vr*rë në shtëpinë e tyre, ndërsa policia ka arrestuar një burrë po 37 vjeç, me dyshimin për vr*sje.
Sulmi me thikë ka ndodhur në një shtëpi në Barnet të Londrës, ndërsa policia u thirr nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një adresë në Brooksid-in Jugor.
Me të mbërritur, ata shpallën të vdekur në vendngjarje nënë e bir.
Ndërkohë, ka nisur hetimi i drejtuar nga detektivë të Komandës së Specializuar të Kr*mit në Metropolitan Police. Sipas policisë të ndjerët dhe i arrestuari njiheshin me njëri-tjetrin.
Kryeinspektorja Sara Leach, komandant policie për Veri-Perëndimin duke përfshirë Barnet, tha: “I gjithë komuniteti është tronditur dhe do pikëlluar teksa dëgjon për këtë incident të tmerrshëm. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e gruas dhe fëmijës që kanë vd*kur dhe gjithashtu me oficerët dhe mjekët ndihmës që arritën të parët në atë që ishte një skenë tepër sfiduese”.
Më tej ajo shtoi: “Detektivët specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe një burrë është në parab*rgim”.