in

‘Nuk e vr*va unë, çfarë thoni’! Jepet masa e sigurisë për Andrea Stase i dyshuar se mbyti babain

Lushnje- Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg pë Andrea Stase 58 vjeç, i dyshuar se mbyti babain e tij Dhimitër Stase ngjarje e ndodhur në fshatin Remas të Divjakës më 7 korrik.

58-vjeçari ka dalë para togave të zeza, por nga kafazi i hekurt ai ka dashur të dijë arsyen përse ndodhej këtu dhe se nuk ka kryer *rasje. ‘Nuk kam bërë v*asje unë, çfarë thoni’? Iu është drejtuar ai policëve. Asnjë nga familjarët nuk ka qenë i pranishëm në sencë.

Pasi ka dëgjuar prokuroren Merita Selimi, gjygjtarja Miranda Nakaj ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burk për Andrea Stasen.

Dy avokatë janë thirrur në sencë, por ata nuk kanë marrë pjesë për shkak të bojkotit.

Andrea Stase ka qenë i dënuar me 13 vite burg në Itali për tarfik të qenieve njerëzore.

Viktima jetonte me tre djemtë e tij, dy prej të cilëve me probleme të shëndetit mendor, ndërsa autori nuk mjekohej.

Në fund të seancës ai ka thënë ‘dua drejtësi’. I pandehur do të dërgohet edhe për ekzaminim të shëndetit mendor. /noa.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Zhduken në plazhin e Halkidikisë dy të rinj nga Maqedonia e Veriut

Shihni momentin çfarë ndodh kur makina jonë goditet nga rrufeja? Video