in

Nxënësja shqiptare me rekorde të reja, pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës

Shoqata e Matematikantëve të Kosovës ka bërë të ditur se nxënësja Era Syla është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA.Kjo e fundit kishte fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, iu ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuoar në realizimin e arritjen e këtij suksesi nga ana e saj.Postimi i plotë:Nxënësja Era Syla pranohet në MIT – Massachusetts Institute of Technology

Nxënësja Era Syla është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA.

Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme. Rikujtojmë se nxënësja Era Syla ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Kujdes! Nëse e shihni në shtëpinë tuaj këtë insekt nuk duhet ta vrisni, ja asyeja pse

Edukɑtorjɑ i merr jetên vɑjzês 11-muɑjshe nê çerdhe duke e detyruɑr