in

Oh Zot! Edukatorja i dha të pijë acid, ndërron jetë në spital vogëlushja 11-muajshe

Një vajzë 11-muajshe, e bija e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një edukatore 27 vjeçe.

Gruaja, e cila rrëfeu dhe u arrestua me akuzën e vrasjes me vetëdije të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lizën e vogël me acid, nga ai që përdoret për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste lëndën e dëmshme kimike.

Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”. Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit “People & Baby” në rue Danton në Lyon.

Rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ambulanca, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron, ku Lisa ndërroi jetë për shkak të djegieve të tmerrshme.

Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin ishin raportuar edhe më parë në të njëjtën strukturë.

Fëmija lindi më 30 qershor 2021, por pa festuar ende ditëlindjen e saj të parë prindërit do të marrin pjesë në funeralin e Lizës, e cila mbeti viktimë e një ngjarje kaq makabre.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Trondit Alfred Cako, rrëfen për herë të parë se çfarë fshihet poshtë malit të Tomorit: Ka një piramidë me 3 porta!