in

olicët shkojnë në ‘shtëpinë e barit’. Shqiptari vrapon dhe fshihet në koshin me kapak. E gjen qeni antid*ogë

Britania e Madhe- Nuk isha unë. Jo!

Një shqiptar i akuzuar si kultivues d*oge u gjet i fshehur brenda një koshi me rrota në Angli.

Ai u zbulua nga një qen nuhatës policie, ndërsa sot është dënuar me tetë muaj burg.

Policia e Nottinghamshire tha se ata u njoftuan nga banorët për një erë kanabisi që vinte nga një shtëpi në Mansfield Woodhouse më 7 shkurt. Brenda banesës u gjetën më shumë se 150 bimë kanabisi, që kapnin vlerën e 90,000 £.

Roja, Armando Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë zbarkuan në banesën dhe gjeti vendin “perfekt” për t’u fshehur. Një kosh mbeturinash!

Dhe ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë. Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për dr(gën duke thënë: Unë? Jo!.

Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës. Fillimisht ai qëndroi në një prej qendrave të deportimit, pranë Gatwick, përpara se t‘i jepej një tjetër alternativë akomodimi. Por ai përfundoi duke rritur kanabis dhe u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë./BBC

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Mediat e huaja: Rama trazoi Brukselin. Pengu i Bullgarisë dhe mosçelja e negociatave një turp!

Vulin ‘tallet’ me vendimin e KE për Ukrainën: Për të marrë statusin u dashka të bësh luftë me Rusinë!