in

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të ngjalave. Mes vendeve edhe Shqipëria

Kishit dëgjuar për trafik ngjalash? Është një nga bizneset më fitimprurëse në botë.

Një operacion ndërkombëtar i disa vendeve evropiane i shtrirë në kohë dhe në disa vende, i ka dhënë një tjetër goditje të madhe grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun global të ngjalave.

Operacioni u zhvillua në 21 vende të Evropës, mes tyre dhe Shqipëria, e po ashtu dhe në Kanada, SHBA dhe Kolumbi. Sipas njoftimit, janë kryer 27.701 kontrolle në të gjithë Evropën, të cilat kanë çuar në arrestimin e 49 personave dhe sekuestrimin e 1255 kilogramëve ngjala qelqi me vlerë rreth 1.9 milionë euro në total.

Trafikimi i ngjalave të qelqit është një nga tregtitë e paligjshme më substanciale dhe më fitimprurëse të specieve të mbrojtura në mbarë botën, me fitime të paligjshme të vlerësuara deri në 3 miliardë euro në vitet e pikut.

Më shumë se 500 individë janë arrestuar nga operacionet e zhvilluara deri më tani, dhe 18 ton ngjala qelqi janë penguar të kontrabandohen dhe të kthehen në habitatet e tyre natyrore.

Zbutja e fundit e kufizimeve të Covid-19 për sa i përket udhëtimeve lejoi kthimin e praktikës së kontrabandimit të ngjalave të qelqit jashtë kufijve të BE-së në bagazhet e pasagjerëve. Grupet e krimit të organizuar mbështeten te pasagjerët duke përdorur një metodë të sofistikuar për të mbajtur gjallë ngjalat e qelqit deri në 48 orë.

Disa rrjete kriminale janë përgjegjëse për trafikimin e këtyre peshqve nga Evropa në Azi. Brenda këtyre rrjeteve kriminale, shtetasit e BE-së janë kryesisht përgjegjës për peshkimin e paligjshëm, ndërsa shtetasit nga vendet e destinacionit në Azi organizojnë logjistikën dhe transportin.

Pasi ngjalat mbërrijnë në Azi, ato rriten në fermat e peshkut dhe më pas shpërndahen në tregje të ndryshme anembanë globit. Tregtia e ngjalave të qelqit, është një nga format më me ndikim të trafikimit të kafshëve të egra në mbarë botën. Dyshohet se rreth 100 ton ngjala qelqi mund të kontrabandohen çdo vit nga vendet e Bashkimit Evropian, me çmime që arrijnë shifra marramendëse deri në disa mijëra euro për kilogram.

Vendet ku u zhvillua operacioni:

Shqipëri, Austri, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgari, Kanada, Kolumbi, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Itali, Letoni, Luksemburg, Moldavi, Holandë, Portugali, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Avokatja penaliste Gena Lato humb jetën në moshë të parakohshme

Trendi i ri! Nis vjedhja e naftës nëpër seberatorët e makinave. Një i arrestuar