in

“Ore ku po rroni dhe jetoni”- Deputeti i PD: Në fshat ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vjen era hashash! Po hamë djathë me niseshte. Ku janë lopët?

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shumë problematika, që sot po hasen në fshat. Sipas tij, mungesa e bagëtive ka bërë që fshatari të blerë qumësht në qytet, ndërsa djathin po e hanë me niseshte.

Po ashtu, Korreshi ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, për të cilën tha se i nxori mallin e Lenka Çukos. Korreshi tha gjithashtu se bujqit janë shumë të diskriminuar, pasi nuk kanë asnjë mbështetjen e qeverisë.

“Sot realisht jam mallëngjyer nga një fjalim prekës kur doli ministrja e Bujqësisë. Më nxori mallin e Lenka Cukos në kohë. Sa të mira e begati na kishte bërë nëna parti dhe se po e conte nga fitorja në fitore. Na mbushi mendjen sot se ata kishin dhënë mend jo vetëm këtu, por edhe në G7. E kishin informuar G7, që realizimi i planit është detyre dhe tejkalimi është nder.

Ore po ku po rroni dhe ku po jetoni. Ca janë këto INSTAT dhe shifra. Hajde shikoni numrin e bagëtive në fshat. Ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vetëm aromë hashashi ka. Ku janë lopët? Kush i ka dhe kush i mban. Si mund të mbash një lopë kur është 7 mijë lekë dengu u barit dhe të japë 20 litra qumësht dhe ja merrni me 380 lekë.

Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Sot fshatari po ble qumësht në qytet. Nuk ka më lopë dhe dele. Ku janë subvencionet e famshme. Po nuk dole foto me ju gjatë fushatës nuk merr dot grant”, tha ndër të tjera Korreshi.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Në pranga 4 shqiptarë në Greqi, bënin namin me vjedhjet e banesave

Motori përplaset me autobusin, plag*set e reja