Connect with us

Positivity Minds

Pak ditë para lindjes së vajzës, bukuroshja braziliane zbulon pse po ndahet nga Militao i Real Madridit

Latest

Pak ditë para lindjes së vajzës, bukuroshja braziliane zbulon pse po ndahet nga Militao i Real Madridit

 

Karoline Lima ka njoftuar prishjen e lidhjes me Éder Militao, mbrojtësin e Real Madridit, pak ditë para se të lindë vajzën e tyre. Influencuesja mediatike braziliane, e cila ka më shumë se 2.6 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një video për të shpjeguar ndarjen me Militao:

“Pashë që marrëdhënia e dashurisë nuk po funksiononte. Pasi u kthye nga udhëtimi i tij, e takova dhe u përpoqa t’i zgjidhja gjërat. Arriti në një pikë ku pashë se marrëdhënia e dashurisë nuk do të funksiononte më. Vendosa t’i jap fund lidhjes dhe mendoj se ky ishte vendimi më i mirë në këtë kohë, – shpjegon Karoline Lime.

– Ne do të kemi gjithmonë një pikë lidhjeje, e cila është Cecilia, që do të jetë prioriteti në jetën tonë. Sido që të jetë, ne do të duhet të shkojmë mirë për të. Unë jam mirë dhe do të përmirësohem emocionalisht”.

Karoline Lima, e cila është në fazën e fundit të shtatzënisë, do të sjellë në jetë Cecilian në ditët në vijim: “Vajza është mirë dhe unë jam shumë e fortë… Cecilia është edhe më e fortë”.

Karoline Lima është modele braziliane 26-vjeçare, e cila para se të fillonte të dilte me Militao në vitin 2021, kishte një lidhje me Neymar. Si Militao, ashtu edhe Karoline ndanin momentet e tyre më intime dhe romantike në rrjetet sociale.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.