in

Pamjet drithëruese nga tragjedia/ V*ktimë mbeti foshnja 6-muajshe

 

Të tjera pamje nga tragjedia tek “Materniteti i Ri” janë publikuar në media sot. Si pasojë e asfiksisë nga tymi i flakëve të zjarrit mbeti viktimë një foshnje 6-muajshe.

Dyshohet paraprakisht se shkak për zjarrin u bë shpërthimi një bombole gazi. Gjyshja e foshnjes që mbeti viktimë ishte duke gatuar në bodrum. Zjarrfikësit janë detyruar të shembin murin për të depërtuar brenda në banesë.

Gjyshja u nxorr në gjendje të mirë shëndetësore, por për fat të keq, foshnja nuk mundi t’ia dilte.

Burime kanë bërë me dije se nëna e foshnjes ishte në kafe në momentin kur banesa u përfshi nga flakët. Ajo ishte e divorcuar dhe sipas dëshmitarëve, shteti i kishte hequr kujdestarinë e dy fëmijëve si pasojë e pakujdesisë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Nafta pa akcizë/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në Durrës

Pas protestës së djeshme, Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës