Latest
Pamjet e reja/ “ML” hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë, si ndodhi aksidenti tragjik në Berat (Video)




ABC ka siguruar pamje të tjera nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.
Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidenti është future në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion.




Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.




Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.
Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj. /abcnews.al/




