in

Partnerja e CR7 e dhjamosur pas shtatzënisë, ofendime dhe keqdashje. Motra shpërthen ndaj… lakmitarëve

 

Fotot e fundit të Georgina Rodriguez kanë ngjallur shumë diskutime. Modelja dhe influencuesja, partnerja e Cristiano Ronaldos, u fotografua nga paparacët me bikini në Ibiza, në jahtin e yllit portugez të futbollit.

Asgjë e çuditshme, nëse 27-vjeçarja nuk do të shfaqej me forma më të rrumbullakosura se zakonisht, për shkak të shtatzënisë së fundit binjake.

Kaq mjaftoi për ta shfryrë dufin “urrejtësit” e rrjeteve sociale, të cilët lanë pa fund komente “të egra” dhe pa shije. Motra e Georgina, Ivana Rodriguez, ka vendosur kështu të ndërhyjë për të ndaluar gjithçka.

“Motra ime e bukur. Faleminderit të gjitha femrave që po të mbështesin momentalisht. Jo të gjitha janë në gjendje të vendosen në vendin e një femre tjetër, që ka kaluar një dramë, – ka shkruar Ivana në Instagram, duke kujtuar se Georgina ka humbur vetëm pak muaj më parë njërin nga binjakët, gjatë lindjes.

– Ajo sapo ka lindur, jepini kohë! Sa e keqe është zilia. Imazhet e verës së mëparshme nuk ishin fotoshop! Fotot e fundit ishin të bëra pas shtatzënisë binjake. Do të doja të shihja kush flet kështu, edhe pse nuk ia uroj askujt ta kalojë një moment të tillë”.

Ivana kërkoi nga mediat që të tregohen më empatike dhe të mos përdorin tituj si “natyral, pa Photoshop, pa filtra” për të tërhequr më shumë lexues.

Georgina Rodriguez gjithashtu donte të thoshte fjalën e saj për këtë debat. Ajo ndau në në Instagram një artikull nga “Cosmpolitan”, të nënshkruar nga Maria Merida, në të cilin kolegët e shtypit kritikohen se kanë vendosur nën lupë format e reja trupore (të kolme) të partneres së  CR7, pa kujtuar humbjen dramatike të fëmijës, ngjarje që tronditi ekzistencën e saj.

Më pas revista lavdëroi Georgina për forcën e treguar, edhe daljen në plazh me bikini, pa i kushtuar shumë rëndësi celulitit dhe kileve të tepërta.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Bajromi se don kshu oj lope’! Uroi festën me veshjen provokuese, fansat ‘masakrojnë’ Nora Istrefin

Pique arkivon Shakirën, të dashurën e re e prezanton me dy fëmijët