Connect with us

Positivity Minds

Pas fjalimit të Vuçiqit, propaganda e tij nis ofensivën kundër Kosovës: Ndaleni Kurtin, po na shtyn në gjakderdhje

Latest

Pas fjalimit të Vuçiqit, propaganda e tij nis ofensivën kundër Kosovës: Ndaleni Kurtin, po na shtyn në gjakderdhje

Pas “paralajmërimit alarmant” të presidentit të Serbisë për “Stuhinë” (Oluja) kosovare, e më pas edhe të zyrtarëve të tjerë të qeverisë të cilët në stilin e “papagallit” përsëritën fjalët e shefit të tyre, duke e përmbyllur me “shfaqjen teatrale” të kryeministres serbe, që ato deklarata të bëhen edhe më dramatike – u përkujdesën tabloidet serbe që shërbejnë me besnikëri propagandës së pushtetit në Beograd.

Gjithçka që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pretenduar më 29 qershor në, siç e përshkroi ai vetë, “konferencën më të ashpër mediatike që do të hyjë në histori”, është prej ditësh në faqet e para të tabloideve serbe.

Janë tri mesazhe: “Stuhia” po përgatitet, Kurti kërkon luftë dhe Evropa mbështet sulmin ndaj serbëve, megjithëse Vuçiq e përdori termin “Kuinti” në fjalimin e tij origjinal.

Ballinat e këtyre tabloideve i intensifikuan më tej mesazhet e tyre, pas dy videove që u publikuan mbrëmjen e së shtunës dhe të së dielës. Vetëvendosje ka publikuar një video në të cilën thuhet se për një vit e gjysmë, Albin Kurti e arriti atë që nuk e bëri ish-Qeveria e Kosovës për 20 vjet: integrimin e Veriut.

Një ditë më vonë, vetë kryeministri i Kosovës ka lëshuar një video-mesazh në gjuhën serbe për qytetarët në veri me ftesë për regjistrimin e automjeteve dhe përfitimet nga kjo nga 1 gushti.

“Kurti bën thirrje për luftë në Kosovë, serbët i quan kriminelë, kërcënon me integrim”, është një nga titujt e tabloidit “Sërpski Telegraf”.

“Kurti kërcënon hapur: Do t’i nënshtroj të gjithë serbët”, shkruan “Informer”, ndërsa “Alo” u përpoq më shumë:

“Ndaleni Kurtin, po na shtyn në gjakderdhje. Perëndimi është i shurdhër dhe i verbër ndërsa lideri i “Shiptarëve” intensifikon fushatën e tij luftënxitëse. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një video skandaloze në të cilën serbët e veriut të Kosovës dhe Metohisë i quan kriminelë dhe banditë të cilët më me dëshirë t’i kishte dëbuar përgjithmonë nga vatrat e tyre shekullore”, shkruan “Alo”.

Edhe tabloidi “Objektiv” bëri përpjekje me një titull të shkurtër dhe me shkronja të kuqe të theksuara posaçërisht për “luftë” – “Kurti thërret për LUFTË”, dhe më pas shpjegoi në nëntitull: “Me lëvizjen e fundit, i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes ka dëshmuar se po përgatit një “Stuhi” të re për serbët, për të cilën tashmë na ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me një ton disi më të butë, Novosti shkruan: “Kuinti” godet pesëshen evropiane për ta njohur Kosovën”, dhe në nëntitull shpjegojnë se Greqia është nën presionin më të madh si “hallkë e dobët”, ndërsa patronët e Prishtinës duan ta shtyjnë atë në OKB dhe NATO”.

Titujt e tillë vazhdojnë tashmë disa ditë. Të shtunën dhe të premten dolën në plan të parë mesazhet që vetë presidenti Vuçiq i përsëriti disa herë në fjalimin e tij javën e kaluar – akuzat ndaj Kuintit si bashkëpunëtor të shqiptarëve në synimin e tyre “për të dëbuar serbët”.

“BE po e djegë Kosovën”, shkruante të premten tabloidi “Vesti”.

“Forcat speciale britanike janë duke i trajnojuar me të madhe ROSU-në dhe FSK-në dhe bëjnë plane për të sulmuar njerëzit duarthatë”. Plani është që gjatë muajit tetor të fillohet me konfiskimin masiv të automjeteve që nuk kanë targa RKS, për të inskenuar plagosjen e policëve “shiptarë”, që më pas do të ishte shkak për një sulm të përgjithshëm”, ka shkruar tabloidi prorus “Informer” të njëjtën ditë dhe të nesërmen ai vazhdoi:

“Evropa mbështet sulmin ndaj serbëve” me fotografi të Kurtit dhe NATO-s, dhe ka shtuar: “Brukseli e dinte për planin e rrezikshëm të Kurtit, BE bashkëkryerës me Prishtinën”.

“Qëllimi i Kurtit është të pastrojë serbët”, përfundon “Objektiv” të shtunën.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një njoftim, në fakt, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim “të mundshëm” mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit këtë muaj. Pastaj vazhdon “Informer”

“Do t’i ndalojnë serbët të kthehen nga pushimet”, dhe shpjegon:

“Dëshirojnë t’ua ndalojnë serbëve të Kosovës të kthehen nga pushimet pas 15 korrikut derisa të nënshkruajnë se heqin dorë nga regjistrimi serb dhe marrin targa RKS!?!

“Plani i ri i poshtër i Prishtinës: Duan t’ia atribuojnë Serbisë krimet e UÇK-së”, shkruan “Novosti” a në të vërtetë shkruan për deklaratën e përbashkët për të pagjeturit, të cilën kohë më parë presidenti serb e kishte shpallur si praktikisht të finalizuar.

Dhe në fund tablodi serb “Kurir” e vendosë “qershinë mbi tortë”: “Sulm i ri nga Prishtina: Kurti nuk do të ndalet. Pas tabelave kalon në rrëmbimin e shkollave serbe”, është pjesë e ballinës së “Kurir-it”.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.