



Mikela Pupa zbuloi së fundmi se i ka dhënë fund lidhjes me Erionin. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë ishte vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta.




“Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”, tha Mikela pak kohë më parë.
Pas ndarjes, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk i ka shpëtuar trendit të ri të TikTok. Ajo ka postuar një video duke pretenduar se po na prezanton me të dashurin e ri. Në fakt ishte thjesht Roza Lati.




Ajo ka ndarë në Instastory një video të moderatores në makinë duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”.