in

Pas protestës së djeshme, Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës

Një ditë protestës përpara kryeministrisë, Sali Berisha ka njoftuar se në orën 12:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët, që tashmë është kthyer traditë e ish-kryeministrit.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Mirëmëngjes miq, Pas protestës madhështore mbrëmë, ju ftoj të më ndiqni në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, sot në orën 12.00”

Kujtojmë që një ditë më parë, Sali Berisha dhe opozita mbajtën një protestë, ku mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha dha disa mesazhe, ku ndër të tjera e shpalli kryeministrin Rama armik.

“Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin”, tha nder te tjera Berisha.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Pamjet drithëruese nga tragjedia/ V*ktimë mbeti foshnja 6-muajshe

Vogëlushi 6-muajsh humbi jetën në banesën që mori flakë në Tiranë, flasin fqinjët: Nëna e fëmijës kishte dalë për kafe!