in

Pas sherrit për pronën me xhaxhanë e tij qëlloi me automatik në ajër, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër! Pas ndërhyrjes së policisë…

Samet Kuka, 29-vjeç është arrestuar nga Policia e Shkodrës pas një sherri me xhaxhain e tij. Sipas bluve menjëherë pas sherrit për motive pronësie i ri ka marrë automatikun duke qëlluar në ajër.

Pas arrestimit të tij, policia ka kryer kontrolle në zonë duke bërë të mundur edhe sekuestrimin e ar*ës me të cilën ai ka qëlluar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e ar*ëve dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”. Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me a*më zjarri.

Qëlloi me a*më zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohet a*ma e zjarrit automatik.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me a*më zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me a*më zjarri automatik.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale a*ma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e a*mëve dhe e muni*ionit”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Mami i bashkohet së bijës në faqen për të rritur, së bashku fituan 100 mijë paund

Merimanga e zezë pickoi 50-vjeçarin në Rrogozhinë, reagon QSUT: E kemi kundërhelmin, por…