in

Pas skandalit, 500 euro vetëm për të parë perëndimin e diellit në Greqi…

Pas heqjes së masave anti-Covid pas rreth dy vitesh duket se bizneset në Greqi janë “të etur” për të fituar ato para që nuk arritën të siguronin dy sezonet e kaluara.

Pas skandalit të “këmbëve të gaforres” ku dy turiste amerikane i paguan 600 euro një tjetër ngjarje ka habitur një çift turistësh amerikanë. Ata janë ulur pranë një bari në zonë e quajtur Venecia e Vogël në ishullin e Mikonos për të shijuar perëndimin e diellit nën shoqërinë e një pije por janë habitur kur kamarieri i ka kërkuar 500 euro.

Sapo janë ulur dhe kanë tentuar të porosisim diçka për të pirë kamarieri i ka informuar që konsumi minimal në një kafe-bar të njohur në Venecia e Vogël është 500 euro. Megjithatë, mbresëlënës është fakti që për të shijuar perëndimin e diellit në një lokal në Venecia e Vogël piktoresk duhet të paguash nga 300 deri në 500 euro.

Ngjarja bëhet e ditur nga banori i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, në një postim në Facebook.

“Dy miqtë e mi nga San Francisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as pinjollë. Dje donin të shkonin diku për një pije dhe të shikonin perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, pak para perëndimit të diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro konsumi minimal për tavolinë. U ngritën dhe u larguan. Sot pyeta dikë që e njeh dhe më tha që jo të gjitha dyqanet atje kanë një konsum minimal të pijeve… Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull ”.-shkroi ai.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ngjarja e rëndë në Prishtinë / Kjo është 25-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës së saj

Vala e nxehtësisë, ndodh ajo që nuk pritej! Ja çfarë ndodh në ditët e ardhshme