in

“Për ironikët e dëshpëruar që na pyesin a e rrëzuam Ramën…”/ Edi Paloka zbulon dy mesazhet e protestës së PD-së

Pas kritikave të forta në lidhje me protestën e ditës së djeshme ka reaguar deputeti Edi Paloka, dhe njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar në PD, e cila ishte masive nga pjesëmarrja dhe tejet paqësore.

Paloka shkruan se protesta nuk kishte qëllim rrëzimin e menjëhershëm të Ramës, por përçoi mesazhe të rëndësishme, që së pari demokratët janë të bashkuar, dhe së dyti që kryeministri u shpall armik, jo vetëm për opozitën por edhe më gjerë.

Postimi i Palokës:

Per ndonje nga ata “ironiket” e deshperuar e te vetmuar qe pyesin : “ A e rrezuat Ramen mbreme?”

Manifestimi i protestes mbreme pati dy mesazhe thelbesore per kedo qe ka sy te shohe , vesh te degjoje e mend te kuptoje:

Se pari-demokratet jane perfundimisht te bashkuar ( e jo vetem demokratet) me nje qellim te vetem e te perbashket.

Se dyti-Rama per opoziten , por dhe per shqiptaret ne pergjithesi, nuk eshte me kundershtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tille!

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Rudina prezanton për herë të parë vajzën, tregon si e njeh e bija Azem Hajdarin: Sa herë shkonte tek busti

Dhjetë gjëra që nuk dimë për meshkujt (mësojini para se të martoheni!)