in

Përgjaken rrugët/ U përplas nga një shofere, ndërron jetë burri nga Vlora (EMRI)

Ka ndërruar jetë 69-vjeçari, i cili u përplas nga një makinë në Vlorë.

I moshuari Razi Hoxhaj ishte dërguar nga policia në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte futur menjëherë në sallën e operacionit.

Policia njofton se 69-vjeçari ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Cila është e vërteta e prishjes së miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit? Nuk përmbahet Meridiani, del me deklaratën e papritur, ka një ‘thumb’ edhe për Tan Bramën

Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, mes dhimbjes njofton ndarjen nga jeta të nënës së saj (FOTO)