in

Pësoi aksident dhe rrezikoi të humbiste krahun, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit

Arjan Konomi tashmë dihet nga instagrami i tij mjaft i populluar se i pëlqen të kalojë pushime në vende Ekzotike, si Afrika, Cosa Rica dhe së fundmi në Jordani. Por pushimet e fundit nuk i shkuan mjaft mirë.

Për fat të keq ai është detyruar t’i ndërpres pas një aksidenti i cili e detyroi t’i nënshtrohet operacionit.

Në një video të publikuar në Instagramin etij ai shprehet se për pak desh humbi krahun.

“Dua të ndajmë ju një fatkeqësi që më ndodhi në spitalin e Ammanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim, të cilin desh e humba për pak por për fat të mirë ka shpresa akoma që ta kem”, tha ai.

Por për fat të mirë duket se shëndeti i tij është përmirësuar dhe Arjani është nsiur për në shtëpinë e tij.

“Ka ardh momenti për tu kthyer në shtëpi, pasi kam qëndruar 5 ditë në spital në një gjënde të vështirë pas aksidentit. Më detyroi të ndërpres edhe udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja në vende të tjera shumë interesante dhe të panjohura. Krahun e kam mirë dhe shpresoj që mos të kemi probleme gjatë fluturimit”, tregon ai per ndjekesit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Nëna padit 2 djemtë: Bashkë me 7 punonjës të Kadastrës më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës

Si do të transformohet shëtitorja bregdetare Ura e Dajlanit – Plepa, del projekti i bujshëm (FOTO)