in

Pioli shijon pushimet e ëndrrave: Vera më e mirë e jetës sime, nuk kam qenë kurrë kaq milanist

Ai është në pritje të shortit për kampionatin e ri. Sido që të shkojë, çdo skuadër do të shikojë nga kampioni në fuqi i Serie A. Të gjithë me një qëllim: t’iu rrëmbejnë kurorën kuqezinjve. Stefano Pioli pret gjithçka me qetësi, ndërkohë që po “karikon bateritë” në plazhet e bukura italiane.

Natyrisht, ka nisur të mendojë edhe për shortin e Champions League. Mes Borussia Dortmund dhe Shakhtar, të dyja në vazon e tretë, ka një diferencë të caktuar. Pushimet e trajnerit të Milanit nisën si çdo verë prej 15 vitesh, mes familjarësh e miqsh. Vetëm se kësaj here ai ka petkun e kampionit të Serie A.

“Gazzetta dello Sport”, në edicionin e sotëm të printuar na kujton se skuadra kuqezi e Stefano Piolit do të takohet më 4 korrik për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Sa për lojtarët që ishin me detyra ndërkombëtare, ata do të kthehen 6 ditë më pas.

Më 16 korrik do të zhvillohet një miqësore me gjermanët e FC Koln dhe nga data 23 deri më 27 korrik, siç është raportuar gjerësisht, puna do të vazhdojë në Austri, ku priten dy miqësore të tjera.

Stefano Pioli do të ketë disa sfida të rëndësishme për të ndërmarrë. Efekti i ‘fikjes së dritave’ ka mbaruar. Kuqezinjtë duhet të përsërisin veten. Objektivi i kuqezinjve është që të kenë yllin e dytë në fanellë. Një sfidë tjetër për trajnerin është të vazhdojë të fitojë gjithmonë trofe:

“Është një verë e ëndrrave. Sigurisht vera më e mirë e jetës sime. Nuk kam qenë kurrë kaq milanist. Mezi pres të kthehem në stërvitje dhe të mbroj titullin. Tashmë më mungojnë lojtarët e mi”.

Sfida për “Djallin” është në Evropë. Origi e Giroud do të japin eksperiencë dhe gola për të shkuar më tej në Champions League. Po punohet për prurje të reja në merkato. De Ketelaere, Botman dhe Lang janë në “radarët” e Maldinit.

Në vitin 2023, Pioli gjithashtu do të gjejë sërish Ibrën, i cili duhet të përdoret me kujdes. Në mesfushë, Renato Sanches është projektuar për të marrë trashëgiminë e Franck Kessié.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Divorci i bujshëm me Shakira. Ish-partnerja e Pique thyen heshtjen, sqaron gjithçka

Virusi i paralizoi gjysmën e fytyrës, bashkëshortja e Justin Bieber zbulon gjendjen shëndetësore të tij